Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje, ka thirrur protestë para kuvendit të enjten duke thënë se populli duhet ta pengojë Qeverinë e Kosovës që ta qojë në kuvend marrëveshjen për ratifikim.
Organizimi i kësaj proteste ka ardhur par më shumë se 12 orë debat në një sallë të Kuvendit, ku është diskutuar me argumente e fakte shkencore për demarkacionin kufitar me Malin e Zi, i përcaktuar nga një marrëveshje që u nënshkrua në mes të dy qeverive në gusht të vitit të kaluar.
Protesta është thirrur në ora 10:00 para kuvendit, ku në të njëjtën kohë pritet që të mbahet seanca plenare, ku paraprakisht nuk është në rend të ditës ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.