Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se qysh nesër do të dorëzojë kërkesën për ta ftuar në interpelancë kryeministrin, Ramush Haradinaj, lidhur me mungesën e energjisë elektrike.
Deputetja, Albulena Haxhiu, ka ngritur disa prej probleme më të mëdha në sistemin energjetik, njofton Klan Kosova.
Gjashtë vjet pas privatizimit orët e ndërprerjes së energjisë nuk janë ulur. Faturat e mospagimit iu janë shpërndarë çdo konsumatori, edhe atyre që e paguajnë energjinë elektrike. Komunat veriore ende nuk e paguajnë energjinë”.
“Situata lidhur me punëtoret është shqetësuese, 95 punëtorë janë larguar në vjeshtën e viti 2015 dhe 75 në maj të 2016-ës. Punëtorët shantazhohen. Gjendja energjetike është e rëndë, përveç në Prishtinë qytetarët po ballafaqohen me mungesë në çdo qytet e fshat”.
“Me gjithë problemet deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje për mungesën, faturat e fryra, largimin e punëtorëve dhe faturimin e energjisë së pjesës veriore te qytetarët shqiptarë, prandaj ne nesër do të dorëzojmë kërkesën për interpelancë për të marrë përgjigje për këto”.
Kurse përfaqësuesi i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha, ka thënë se duhet të rritet vigjilenca në të gjitha sistemet energjetike.
Ai ka thënë se situata e krijuar nuk mund të arsyetohet me mosfunksionimin e pajisjeve.
“Çatia nuk ndreqet dimrit, por verës. Ndaljet nuk mund të arsyetohet me funksionimin e pajisjeve. Ku keni qenë më herët që t’i rregulloni ato. Duhet të sigurohet furnizim cilësor me qymyrin më të mirë, që të funksionojnë blloqet”.
“Duhet të ngritet kontrolli preventiv i pajimeve. Kontraktimi i importit të bëhet në pajtim me nevojat”.
Hoxha ka thënë se gjëja më e keqe që i ka ndodhur Kosovën në 20 vjetët e fundit është Termocentrali, Kosova e re.
“Sa më shpejt duhet që të fillojë dhe përfundojë strategjia zhvillimore e Kosovës. Duhet të fillohet të dizajnohet një termocentral sipas nevojave tona”.