Lajmet e fundit

Një muaj më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nisi procedurat për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai me 7 mars dorëzoi projektligjin tek kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes të cilit do të ndryshohej misioni i FSK-së.
Por, rrafsh pas një muaji, ishte vet Presidenti Thaçi, ai që u tërhoq nga kjo iniciativë, njofton Klan Kosova.
E këtë veprim, Vetëvendosje po e sheh si farsë politike.
Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, tani deputet i partisë me të madhe opozitare, në një konferencë për media tha se akti i tërheqjes së Thaçit, do lë pasoja të mëdha për vendin.
Kronikë nga Enis Reçica.
https://www.youtube.com/watch?v=fOAv9jPJ8ZQ&feature=youtu.be