Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje sot i nënshtrohet procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të saj.
Për këtë pozitë ka vetëm një kandidat – Albin Kurti, njofton Klan Kosova.
Derisa mbahen zgjedhjet e brendshme në këtë parti, ajo po kalon nëpër një periudhë të pazakontë, ku deri tash kanë dhënë dorëheqjen e tyre, përveç Visar Ymerit nga pozita e kryetarit edhe anëtarë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm bashkë më të.
Zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje fillojnë nga ora 10:00.