Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka postuar në faqen zyrtare të saj në Facebook, ku thuhet se nga fshatra e qytete të ndryshme të Kosovës kanë filluar të bëhen nisjet e atyre që do të marrin pjesë në protestën e sotme.
Nisja e tyre është bërë me autobusë dhe vetura, personale poashtu.
Në postimin e tyre shkruan që protesta e sotme do të jetë më e madhe se ajo e 9 janarit, sipas konfirmimeve që kanë ata, njofton Klan Kosova.