Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot fushatë në Prizren, njofton Klan Kosova.
Kandidati për Kryetar të Prizreni nga radhët e kësaj partie, Mytaher Haskuka, u zotua se nuk do të ketë kaos në komunikacion në qendër të Prizrenit.
Derisa e prezantoi platformën qeverisëse, Haskuka premtoi ringjallje urbane.
Këtë Haskuka tha se do ta bëjë përmes një transporti urban me të avancuar në qytet.
Ai po ashtu premtoi depolitizimin e sistemit arsimor dhe hapjen e çerdheve të reja.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi