Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për ndalimin e gazetarit te Klan Kosovës, Dibran Istrefi, duke cilësuar vend diktatorial, vendin që kryen veprime të tilla.
“Jemi shumë të shqetësuar nga lajmi se është arrestuar një gazetar në krye të detyrës. Gazetari i televizionit Klan Kosova, Dibran Istrefi, është arrestuar edhe pse ka qenë i akredituar. Gazetarët e reporterët e kanë për detyrë të monitorojnë edhe policinë e pushtetin. Ne bëjmë thirrje që gazetari të lëshohet sa më shpejt, dhe policia e pushteti të heqin dorë nga këto akte despotike. Vendet ku pushteti ia nis të arrestojë gazetarët janë vende diktatoriale” shkruan Lëvizja Vetëvendosje.