Lajmet e fundit

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë protestuar para objektit të Radio Televizionit të Kosovës.
Teuta Rrusta, aktiviste e Vetëvendosjes, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që mos t’i shikojnë lajmet e RTK-së, pasi janë të njëanshme, njofton Klan Kosova.
Sipas Rrustës, "sulmet e vazhdueshme të RTK-së ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe mosparaqitja korrekte e aktiviteteve dhe deklaratave tona, janë pjesë angazhimit kriminal të klanit pronto për të heshtur opozitën dhe për të vazhduar krimin e tyre".