Lajmet e fundit

Në llogarinë zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, janë postuar disa fotografi të shumë autobusëve të cilët janë duke udhëtuar për në Prishtinë.
Sipas Vetëvendosjes, kjo do të jetë protestë edhe më e madhe se ajo e fundit e organizuar më 9 janar, njofton Klan Kosova.
“Nga qytetet dhe fshatrat e Kosovës po vijnë konfirmimet për pjesëmarrje. Numrat e autobusëve dhe veturave që tashmë janë nisur janë më të mëdha se sa më 9 janar. Do të jetë protesta më masive në historinë e Kosovës”, shkruan Vetëvendosje.