11.02.2016 · përditësuar para 3824 dite1 min lexim
Propozimi i ministrit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, që Mitrovica të emërtohet në atë të veriut dhe atë të jugut e ka shqetësuar shumë Lëvizjen Vetëvendosje.
Asambleisti i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Faruk Mujka ka shprehur shqetësimin e tij rreth këtij propozimi të ministrit Mariq, njofton Klan Kosova.
Ai tha se me këtë emërtim jo vetëm që ndahet Mitrovica, por ndahet e gjithë Kosova.
Mujka më tutje ka thënë se në asnjë ligj nuk figuron emërtim i tillë.
Ndërkaq, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti tha se një gje tët tillë Vetëvendosja e ka parashikuar qysh në vitin 2006, kur protestonte kundër Pakos së Ahtisaarit.
Dërguti ka thënë po ashtu se ky emërtim është baza e asaj që do të ndodhë në të ardhmen në Kosovë, që po i ngjan shumë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ajo ka theksuar se për këto deklarime nuk po mendojnë të organizojnë portestë të Mitrovicë, por që do të kërkojna nga asambleistët e VV-së në Kuvendin Komunal që ta kundërshtojnë këtë gjë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.