Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar përmes llogaris së tyre në Facebook se, “në zyrën qendrore të Lëvizjes në Prishtinë, është kapur një person tek tentonte fshehtazi që të vendoste pajisje përgjuese pranë zyrave të Kryesisë së Vetëvendosjes dhe kryetarit Visar Ymeri”, njofton Klan Kosova.
“Personi i cili nuk kishte asnjë dokument identifikues me vete, deklaroi që është polic”.
“Ai fillimisht nuk pranoi të tregonte identitetin kurse më pas tha që quhet Qerim Krasniqi. Pajisjet që kishte me vete u gjetën nga aktivistët”.