Lajmet e fundit
“Lëvizja Vetëvendosje përkrahë dhe fton të gjithë anëtarësinë dhe qytetarët që të bashkohen në protestë, në ora 12:00, në sheshin Skënderbeu".

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një deklaratë ku thekson përkrahjen e protestës së nesërme nga organizatat e dala nga Lufta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
OVL e UÇK-së nesër organizon protestë në mbrojtje të vlerave të Luftës Çlirimtare dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
“Themelimi i Gjykatës Speciale, përveç që krijon sistem paralel të drejtësisë në Kosovë, pa asnjë llogaridhënie institucioneve të Kosovës, ajo tenton ta shtrembërojë të vërtetën historike, duke e gjykuar luftën tonë çlirimtare”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes, transmeton Klan Kosova.
“Të krijohet Gjykatë Speciale enkas për pjesëtarët e UÇK-së, paraqet drejtësi selektive dhe të njëanshme”,
“Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i bëhet shtetit të Kosovës”.
“Ajo ka mision historik e politik që t’i bëjë shqiptarët e Kosovës që kolektivisht të ndjehen fajtor, ashtu që ta pranojnë me turp instalimin e Zajednicës në Kosovë”.
Vetëvendosje tha se lufta e Kosovës nuk ishte luftë që duhet të gjykohet për padrejtësi.
“Kjo ishte një luftë e drejtë. Kurse lufta e Serbisë ishte e padrejtë. Krimet duhen ndëshkuar”.