Lajmet e fundit

Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje me pankarta në duar janë vendosur në sheshin "Skënderbeu" ku po i presin qumështarët për t`i bashkëngjitur në protestë.
Këta të fundit do të protestojnë para objektit të Qeverisë për të kërkuar nga institucionet kosovare që të mos e lejojnë importin e produkteve të qumështit që sipas tyre nuk janë kualitative .
Ata kanë paralajmëruar se disa nga këto produkte do t`i varrosin.