Lajmet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje i ka cilësuar si të drejta dhe legjitime kërkesat e familjarëve të të burgosurve në Kumanovë .

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po bën mjaft për kthimin dhe identifikimin e trupave të vrarë nga Maqedonia.
" Pas aksionit të Qeverisë së Gruevskit mbi shqiptarët në Lagjen e Trimave të Kumanovës, ku mbetën shumë të vrarë, të plagosur, të arrestuar, dhe shumë shtëpi të rrënuara, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret as për identifikimin dhe kthimin e trupave të të vrarëve, e as për ndaljen e torturave ndaj të burgosurve." thuhet në komunikatën e kësaj lëvizje.
Ndër të tjera Lëvizja Vetëvendosje konsideron se kërkesat e familjarëve të të burgosurve janë të drejta dhe legjitime. "Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të reagojë përballë Qeverisë së Gruevskit, duke kërkuar llogari për gjithë atë që ndodhi në Kumanovë; identifikim dhe konfirmim zyrtar për secilin nga të vrarët; si dhe të kërkojë që menjëherë të ndalen torturat ndaj të burgosurve." shton Lëvizja Vetëvendosja