Lajmet e fundit

Vetëvendosje ka publikuar një hulumtim përmes të cilit është bërë matja e opinionit publik, e cili nxjerr Vetëvendosjen si fituese të zgjedhjeve, në rast se këto do të mbaheshin të dielën e ardhshme, njofton Klan Kosova.
Sipas të dhënave të këtij sondazhi pas Vetëvendosjes, e cila i ka 26%, radhitet PDK me 23% e pasuar nga LDK me 20.4%.
Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta me 14.4%, e cila pasohet nga AKR me 5%, NISMA me 3.1% dhe Alternativa me 2.9%.
Partitë tjera kanë 3.2%.
Tutje është thënë që në bazë të të gjeturave të këtij hulumtimi Vetëvendosje po e ruan më së shumti elektoratin e saj.
Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, tha se kjo parti është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, megjithatë ende nuk e dinë në qoftë se zgjedhjet do të mbahen.
Sa i përket krijimit të një koalicioni, në rast se Vetëvendosje fiton zgjedhjet, Molliqaj ka përjashtuar PDK-në përderisa shprehet i gatshëm për koalicion me LDK-në, pa Isa Mustafën.
Megjithatë, sipas Molliqaj, Vetëvendosje preferon të ndërtoj koalicionin me opozitën.