Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie nuk e mbështet rishikimin e buxhetit pasi që nuk është në kuadër të zhvillimit ekonomik si dhe është bërë për qëllime elektorale, njofton Klan Kosova.
Ai e ka quajtur të mangët këtë ligj, dhe arsyeja se pse ky ligj është i tillë, sipas Molliqajt ësahtë se më shumë i ngjan një draftligji, dhe që i ngjan më shumë një kontabilisti, që ka renditur disa shifra, dhe i ka hequr disa të tjera.
“I mungon pjesa makroekonomike”, tha Molliqaj sot në foltoren e Kuvendit.
Ai tha se nëse qeveria e trajton buxhetin vetëm si ndarje të shumave, dhe nuk flasin por efektin ekonomik që do ta ketë, atëherë kjo qasje është tërësisht joserioze.
Tutje, ai përmendi që Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë në pushtet në këto dy qeveritë e fundit, së pari me LDK-në, dhe tani me AAK-në, dhe tha se kjo parti njëherë kishte thënë se buxheti është dy miliardë, ndërsa tani thotë se nuk është.