07.04.2018 · përditësuar para 3039 dite1 min lexim
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aktivitet simbolik në sheshin “Skënderbeu”, të shtunën në mesditë, njofton Klan Kosova.
Për media u prononcua aktivisti, Egzon Arifaj, i cila tha se Qeverisja e tanishme është më e shtrenjta deri me tani sa i përket pagave, shpenzimet për mëditje, vizitat jashtë vendit numrit të zëvendësministrave.
Kurse, sipas agjencisë së statistikave u tha se qeveria për një vit vetëm në paga harxhon 4.074.156 ero.
Sipas Vetëvendosjes Kosova duhet të udhëhiqet nga njerëz të cilët mendojnë jo vetëm për vete, por për qytetarin e vendit e mirëqenien sociale të tyre.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.