Lajmet e fundit

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, bashkë me banorët e lagjeve skaj lumit Mirusha, organizuan sot aksion në qendër të qytetit, për të shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mosrregullimin e shtratit të këtij lumi.
Aktivisti Ilir Hoti tha me këtë rast se kundërmimi që vjen nga ujërat e zeza që po derdhen në këtë lum qe tri – katër dekada po shkon duke u shtuar.
"PDK-ja edhe pse shpenzoi 2-3 milionë euro, kryesisht në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit, e cila për këto 2-3 vite është shkatërruar shumë, nuk e zvogëloi kundërmimin e lumit-kanalizim, dhe as nuk e zvogëloi rrezikun e përhapjes së infeksionit nga ndotja e lumit" tha ai.
Sipas Hotit , LDK-ja përveç fjalëve të mëdha, vitin e kaluar i ka shpenzuar edhe rreth 150 mijë euro, por problemi sipas tij ka mbetur i pazgjidhur.
"Përveç numrit të madh të minjve në këtë zonë, tani banorët po rrezikohen edhe nga gjarpërinjtë. Po ashtu, rreziku për përhapjen e infeksionit po rritet' tha në fund ai, transmeton Klan Kosova.