Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nga mbrëmë, deri tash janë arrestuar tetë aktivistë të kësaj lëvizjeje.
"Shumë aktivistë të tjerë po kërkohen nëpër shtëpitë e tyre. Arrestimet në prag të protestës vetëm na i shtojnë motivet dhe kërkesat e protestës. Protesta jonë e nesërme do të jetë masive dhe e fuqishme, kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, kundër Qeverisë që po angazhohet për instalimin e Serbisë në Kosovë" thuhet në njoftimin e VV-së..
Aktivistët e arrestuar janë: Fatmir Kurtaj, Frashër Krasniqi,Glauk Konjufca, Kasim Uka,Kujtim Kosumi, Kushtrim Zeqiri, Pajtim Demaj dhe Skënder Merturi, transmeton Klan Kosova.