Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj me anë të një postimi në llgarinë e tij në Facebook e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si " krijesë të çuditshme politike".
"Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosje (LAV) është një krijesë e çuditshme politike, dhe jo vetëm, e me shumë kundërthënie në vetvete".
"Përveç kontradiktave të jashtëzakonshme në qëndrimet politike dhe kauzat e paqëndrueshme, atë e karakterizon edhe një imazh i rrejshëm sa i përket përkrahjes popullore. LAV në fakt, me aparatin e saj propagandistik, ka përkrahje virtuale si pasojë e angazhimit të brigadave të tyre të kuqe “virtuale”, por jo edhe mbështetje popullore. Kjo erdhi në shprehje edhe sot, kur pas gjithë atyre manipulimeve mediale, pas argumenteve të rrejshme, pas apeleve dhe organizimeve për javë të tëra, në protestën e saj morën pjesë një numër simbolik i përkrahësve", ka shkruar ai.
Sipas Gecajt, kjo lëvizje tashmë mund të mbështetet dhe të festojë vetëm “fitoret” e të tjerëve, "atyre të cilët më së shumti i kritikojnë, pasi që shihet se nuk ka përkrahje as brenda vendit as te miqtë ndërkombëtarë, së paku jo te miqtë perëndimor të Kosovës!", transmeton Klan Kosova.