Lajmet e fundit

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka propozuar një rezolutë lidhur me interpelancën për rastin evdekjes së ish-aktivistët të kësaj lëvizjez, Astrit Dehari më 5 nëntor të 2016 në burgun e Prizrenit
“Pika e parë realizimi i pa vonesë i hetimit të pavarur ndërkombëtarë, si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligjzbatuese të institucioneve të Kosovës. Pika e dytë, shkarkimi i menjëhershëm brenda PK-së përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa".
"Pika e tretë, shkarkimi i ministres në kabinetin qeveritar, Dhurata Hoxha si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mbarëvajtjen e institucioneve korrektuese dhe pengën në hetime të pavarura”, tha Kurti.
Kurti shtoi se në një shtet demokratik në burg njeriu e humb lirinë por do të duhej ta fitonte sigurinë.