15.12.2017 · përditësuar para 3151 dite1 min lexim
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të dielën do të mbajë mbledhjen e këshillit të përgjithshëm, njofton Klan Kosova.
Mbledhjen e ka thirrur Hydajet Hyseni, Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjës Vetëvendosje.
“Duke pasur parasysh obligimet statutore dhe kërkesat e proceseve funksionale që lidhen edhe me detyrimet ndaj KQZ-së, në përputhje me dispozitat dhe nenet e Statutit, si dhe me praktikat e funskionimit të Lëvizjes Vetëvendosje në cilësinë e Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm, ju njoftoj për mbajtjen e mbledhjes së XXXI-të të Këshillit të Përgjithshëm këtë të diel, data 17 dhjetor 2017”, thuhet në shkrimin e Hysenit, të bërë publik në faqen e Vetëvendosjes në Facebook.
Hyseni ka njoftuar se vendimin e ka marrë pasi ka pranuar nënshkrimet e 2/3 të delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për të mbajtur mbledhje të këtij organi më të lartë vendimmarrës ditën e diel, data 17 dhjetor 2017.
“Kërkesa e nënshkruar nga shumica dërrmuese e delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm është e rregullt dhe në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe me Rregulloren e Organeve Vendimmarrëse".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.