Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca do të mbajnë konferencë për media në orën 12:00.
Akoma nuk dihen arsyet se pse është thirrur kjo konferencë nga partia më e madhe opozitare por besohet se lidhet me mundësinë e procedimit të Demarkacionit në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në orën 10:00, Qeveria pritet që të procedojë në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Në ftesën dërguar ministrave dhe zyrtarëve qeveritar, të cilën e posedon Klan Kosova, thuhet se në mbledhjen e 145-të të Qeverisë së Kosovës pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i këtij projektligji.
Opozita që vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë projektligj, si brenda Kuvendit, ashtu si edhe me protesta ka paralajmëruar sërish se nuk do të lejojë kalimin e këtij projektligji, sipas tyre të dëmshëm për Kosovën.