Lajmet e fundit

“Prishtina nuk po përparon me Përparimin.”
Kështu po thotë opozita e kryeqytetit, që në 100 ditëshin e qeverisjes së kryetarit të ri, Përparim Ramës, ia numëruan gjërat që bëri e ato që nuk i realizoi.
Në listën që e vendosën para derës së komunës, prinë udhëtimet në Londër e vizitat nëpër qytete.
Këshilltarët komunalë po thonë njëzëri se Rama zor se do t’i realizojë 206 premtimet e bëra, derisa fajin ia vënë pak edhe koalicionit me PDK-në, nga i cili thanë se nuk presin shumë.