Lajmet e fundit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina në një konferencë për medie ka thënë se kërkojnë shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Kjo këkesë nga Pantina është argumentuar me fakte, që sipas saj, tregojnë për keqmenaxhimin që është duke ndodhur brenda transmetuesit të vetëm publik në vend, njofton Klan Kosova.
Ajo ka deklaruar se deri tani borxhi i RTK-së ka arritur në shtatë milionë euro, ndërsa po i njëjti institucion nga përmbaruesit privat merr mijëra euro.