Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një kumtese për media ka kërkur nga organet e rendit që t`i sqarojnë rrethanat e e incidentit të ndodhur në Gorazhdec të Pejës dy ditë më parë.
"Ky rast nuk është i vetmi që ka mbetur pa u sqaruar. Ditët e fundit, sidomos para aktiviteteve të opozitës, ka pasur shumë lajmërime e kërcënime për bomba edhe në Prishtinë, por megjithatë organet e rendit nuk kanë bërë me dije se cilët janë fajtorët".
"Duket sikur, pikërisht në këto kohë që opozita është bashkuar në aksion për të ndalur marrëveshjet e dëmshme, dikush është i interesuar të mbjellë frikë në Kosovë dhe të ashpërsojë marrëdhëniet mes komuniteteve etnike" thuhet në njoftimin e kësaj lëvizjeje.
"Poashtu VV-ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me këtë rast, sepse tyre për ne çfarëdo sulmi ndaj qytetarëve të Kosovës është i papranueshëm e i dënueshëm. Ne i bëjmë thirrje Policisë që ta hetojë këtë rast sa më parë, dhe të jetë transparente ndaj publikut për të gjeturat".
"Po ashtu, presim ta shohim të njëjtin përkushtim nga ana e Qeverisë, e cila e dënoi publikisht këtë sulm, edhe në rastet kur flitet për sulme ndaj shqiptarëve. Hiç më larg se vetëm një ditë më herët para sulmit në Gorazhdec, shqiptarët në veri u penguan tek rindërtonin shtëpitë e tyre".
"Institucionet e Kosovës duhet të kryejnë gjithnjë e kudo punën e tyre, me të njëjtin standard, që të mos mundësohet kthimi i Serbisë në Kosovë. Serbët që banojnë në Kosovë duhet të marrin kujdesin dhe mbrojtjen nga institucionet e Repubikës së Kosovës dhe nuk është e nevojshme që të kthehet Serbia përmes zyrtarëve të saj me pretekstin e kujdesit ndaj tyre. Pikërisht për këtë na duhet Republika dhe jo “Zajednica”.thonë në VV, transmeton Klan Kosova.