Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka shprehur mosbesimin ndaj personave të involvuar në hetimet e vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.
Sipas sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ata janë njerëz të kapur nga shteti, prandaj edhe kërkoi ndaljen e hetimeve.
Deklarata e drejtorit të policisë rajonale të Prizrenit Nexhmi Krasniqit se i ndjeri Dehari ka përdorur barna të cilat e quan në komë, kanë bërë që lëvizja të humb besimin se ky institucion do të ndihmoj në zbardhjen e të vërtetës.
Të manipuluar, lëvizja e quan edhe gjyqtarin e procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva, i cili ka deklaruar se nuk ka pranuar kërkesa për leje vizita në burg tek i ndjeri Dehari.
Molliqaj, i cili foli në emër të familjes e partisë, tha se ky sistem po i mban pa drejtësisht në burg aktivistët e Vetëvendosjes, me aktakuzën për terrorizëm, një nga të cilët ishte edhe i ndjeri, Astrit Dehari.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.