Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka kërkuar lirimin e Sadri Ramabajës, i cili po mbahet në paraburgim nën akuzat se i takon grupit “Syri i Popullit”, grup që besohet të ketë planifikuar vrasjen e disa zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Ramabaja, aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje ishte arrestuar në Durrës të Shqipërisë, dhe më pas ishte dorzuar tek organet në Kosovë.
“Po bëhen gjashtë muaj nga kur veprimtarit politik dhe profesorit, Sadri Ramabaja i është ngritur aktakuzë dhe vazhdon të mbahet në paraburgim pa fakte e prova, por vetëm mbi supozime e trillime”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
“Pikërisht se nuk ka prova ndaj Sadri Ramabajës, paraburgimi i tij po zgjatet duke zëvendësuar dënimin. Mbajtja e Sadri Ramabajës në paraburgim duhet të marrë fund. Ai ishte asambleist i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe është ligjërues fakulteti. Burgimi i padrejtë e ndan nga aktiviteti, ligjëratat dhe studentët e tij”.
“Kërkojmë lirimin nga mbajtja peng padrejtësisht të veprimtarit dhe profesorit Sadri Ramabaja nga një sistem i kapur nga pushteti e i diskretituar tashmë edhe nga brenda”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.