Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje përmes llogarisë së saj në Facebook, njofton që ende nuk kanë arritur të gjithë protestuesit të cilët janë nisur për në protestë.
“Populli masivisht po e tregon mbështetjen për kauzat e Opozitës së bashkuar”.
Aty thuhet se Kosova më nuk do të durojë të qeveriset nga njerëz që e kanë shkelur Kushtetutën për ta shitur vendin, njofton Klan Kosova.
Në këtë protestë përveç flamurit shtetëror dhe kombëtar, shihen edhe flamuj të tjerë, si ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Suedisë, Gjermanisë.

