Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk e ka shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës pas largimit nga lëvizja Vetëvendosje, megjithatë zyrtarët e kësaj partie thonë se në ditët në vijim Këshilli i Përgjithshëm i Partisë do të vendosë nëse do të bëjë koalicion me Ahmetin.
Pas largimit nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka mbetur pa “krahë” në qeverisjen e kryeqyteti, pasi nuk e ka përkrahjen e anëtarëve të kësaj partie në Kuvendin Komunal, shkruan Zëri.
Për këtë arsye është përfolur se mes Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes mund të ndodhë një koalicion i mundshëm për qeverisjen e Prishtinës.