Lajmet e fundit

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan organizoi sot ekspozitë me 53 fotografi të deponive ilegale të mbeturinavenë fshatrat e Lypjanit.
Sipas degës së VV-së në këtë qytezë, përveç mbeturinave që kanë mbetur me vite e nuk janë larguar nga pushtetet e kaluara, në gjendje të mjerueshme janë edhe lumenjtë dhe përroskat e Komunës së Lypjanit, për të cilat nuk u kujdes as qeverisja e kaluar lokale, e nuk po kujdeset as kjo e tashmja.
"Këto mbeturina paraqesin rrezik për jetën e secilit qytetar, sepse përveç erës së keqe, këto mbeturina janë potencial për shumëzim të baktereve dhe shpërndarje të sëmundjeve të ndryshme. Fotografitë paraqesin deponi të mbeturinave pranë ujit të pijshëm, pranë vendbanimeve, në kullosa të kafshëve, e të tjera" thonë në VV.
Ky subjekt politik ka kërkuar nga komuna e Lypjanit që urgjentisht t’i largojë këto deponi ilegale të mbeturinave dhe të furnizojë me kontejnerë secilin fshatnë mënyrë që qytetarët të mos i hedhin mbeturinat në çdo vend.
"Komuna e Lypjanit nga këto fotografi lirisht mund të emërtohet si kampion i papastërtisë, prandaj edhe meriton medalje' thuhet më tej në njoftimin e kësaj partie.