Lajmet e fundit

Kryetari i tanishëm i Podujevës që synon edhe një mandat, por kësaj radhe të plotë, Shpejtim Bulliqi, përmbylli fushatën zgjedhore.
Në aktivitetin e fundit para zgjedhjeve të 14 nëntorit, kandidatit të Vetëvendosjes në vizitë për ta mbështetur i erdhën dy ministra nga Qeveria, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla.
Këta kërkuan votën e llapjanëve për Bulliqin derisa përmendën edhe punët që ai ka bërë në komunë në 10 muaj mandat.
Vetë Bulliqi, pos që u krenua me të arriturat në qeverisjen e Podujevës, u mor edhe me kundërshtarët me të cilët do të ballafaqohet më 14 nëntor.