Bashkimi i “Fraksion +” me Partinë Demokratike të Kosovës ka qenë diçka e ditur për Lëvizjen Vetëvendosje, sepse edhe kur “Fraksion +” ishte shkëputur nga Vetëvendosje dhe kritikonte këtë Lëvizje e bënte e nxitur nga PDK-ja, ka thënë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Nga momenti kur i ka përjashtuar Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e ditur për Vetëvendosjen se do të përfundonin në PDK. Këta persona janë të nxitur nga PDK-ja dhe krejt akuzat i kanë bërë vetëm për t’ia rritur pazarin vetës”, ka thënë Krasniqi.
“Dalja e tyre ka qenë fushatë kundër Vetëvendosjes, ata kanë shpifur shumë, ne e kemi thënë që këta do të bashkohen me PDK-në, dhe fatkeqësisht doli parashikimi jonë”.
Krasniqi ka treguar edhe njëherë se ish-anëtarja e Vetëvendosjes, Ajnishahe Halimi, ishte përjashtuar për keqpërdorim financiar.
“Halimi është përjashtuar për keqpërdorim financiar dhe natyrisht që ka shkuar në PDK, sepse aty bëhet keqpërdorimi i madh”.
“Fraksioni +” sot zyrtarisht aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ky grup është i përbërë nga ish-anëtarë të Vetëvendosjes si; Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj, Leon Duhanaj dhe Fatos Aliu.
Shkëputja e “Fraksion +” ka ardhur menjëherë pas shkarkimit të Ajnishahe Halimit nga pozita e koordinatores të Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj në vitin 2015.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.