Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy partitë opozitare në vend e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi deputetët e pozitës nuk kanë votuar rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave me arsyetimin se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Para se ta lëshojnë seancën shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të kuvendit nëse vazhdohet me këtë praktikë të mos-votimit nga deputetët e pozitës në Kuvendin e Kosovës. klankosova.tv●●●Shpërndaje këtë artikullABSHKRIMI NGAA. BAEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter