Lajmet e fundit

Asamblistë të Vetëvendosjes në Klinë se bashku me qytetarë janë duke e bllokuar fillimin e punimeve për nderimin e sheshti të qytetit.
“Ne jemi bashkë me qytetarë duke e kundërshtuar fillimin e punimeve në shesh pasi Klina ka nevoja tjera në këto momente, nuk ka ujë për pije, kjo është logjikisht e papranueshme”, ka thënë Skender Merturi, asamblistë i Vetëvendosjes në Klinë, njofton Klan Kosova.
“Banorët nuk janë pyet, nuk janë pyetur as lokalet, bizneset – madje kjo procedurë nuk është paraparë as në planin e prokurimit për vitin 2015, tani e kanë fut në 2016, por me ndërrim të emrit nga asfaltimi i rrugëve në qytet e kanë bërë ndërtimi i sheshit në qytet”.