Lajmet e fundit

Në takimin e Komisionit të përbashkët mes Kosovës e BE për marrëveshjen e Stabilizim Asociiimit i cili do të zhvillohet në orën 16:00 do të flasin një përfaqësues i Bashkimit Evropian, një deputet nga pozita dhe një nga opozita, njofton Klan Kosova.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri.
Ai gjatë takimit përgatitor të Komisionit parlamentar për MSA-në i cili është duke i zhvilluar punimet tani ka thënë se është bërë bërë një padrejtësi rreth ndarjes së temave që do të diskutohen në këtë takim.
Ai është shprehur i pakënaqur duke thënë se AAK-së dhe Nismës i janë ndarë më shumë pika për të diskutuar, ndërsa partisë të cilën ai e drejton i janë ndarë vetëm pikat për fuqizimin e rinisë dhe anti-radikalizmit.
I pari i Vetëvendosje ka shtuar se kjo është e padrejtë dhe duhet ndryshuar.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit për MSA-në, Xhavit Haliti ka deklaruar se kjo ka ndodhur për shkak të mos prezencës së Vetëvendosjes në mbledhjet e komisionit në fjalë, transmeton Klan Kosova.