Lajmet e fundit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në seancën plenare të radhës të Kuvendit të Kosovës kanë shpalosur një transparent ku kërkohet drejtësi për Astrit Deharin, njofton Klan Kosova.
Dehari ishte aktivist i Vetëvendosjes, para se të vdiste në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara.
Organet e shtetit kanë dalë me një raport autopsie për këtë rast, mirëpo kjo lëvizje nuk e ka pranuar, duke kërkuar dorëheqje të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe hetim të pavaruar.