Lajmet e fundit

Vëtevendosja mbajti sot tubim elektoral në Lipjan.
Albin Kurti aty tha se Lipjani është keq menaxhuar për gjithë këto vite derisa kërkoi që kësaj qeverisje t’i thuhet mjaft.
Të pranishmëve iu drejtua edhe lideri i partisë, Visar Imeri derisa kërkoi votë për Selatin Retkocerin.
Vetë pretendenti për kryetar të Lipjanit nga Vetëvendosje u zotua për shumë ndryshime në qytezë, njofton Klan Kosova.
Nga këtu Vetëvendosje fushatën e vazhdoi në komunën e Deçanit.
Në bastionin e AAK-së liderët e Vetëvendosjes më shumë u morën me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kronikë e zgjeruar nga Vullnet Krasniqi.