Lajmet e fundit

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diele, Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitonte ato. Pas saj u renditën PDK-ja dhe LDK-ja.
Ky rezultat ka dalë në bazë të një sondazhi të zhvilluar në fillim të marsit, nga Ubo Consulting në projektin Omnibus, e të paguar nga vetë subjekti më i madh opozitar për më shumë se 1600 euro, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë që për këtë projekt janë intervistuar 1200 respodent, ku vetëm 20% kanë refuzuar të përgjigjen se për kë do të votonin.
Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka besim të madh që rezultatet e këtij sondazhi do të dalin edhe në praktikë.
Kronikë nga Dibran Istrefi.