Lajmet e fundit

Rrënimin e murit në veri të Mitrovicës, Lëvizja Vetëvendosje e quan cirk. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Driton Çaushi, tha se këto veprime po bëhen për të larguar vëmendjen nga dy probleme të mëdha.
Të pakënaqur me atë se çka ndodhi në Mitrovicë janë edhe AAK. Sipas tyre, është dashur të respektohet rezoluta e Kuvendit
Por, mendim krejt tjetër ka Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai dha garanci se nuk do të ketë muri tjetër në Mitrovicë, ndërsa pati kritika të ashpra për deputetët e opozitës, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit u vendos që të enjten të ketë seancë plenare ku kryeministri Mustafa do të ketë dy interpelanca.
Në rend dite është edhe debati për FKS-në, si dhe 19 pika të tjera.
Kronikë nga Dibran Istrefi.