Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje nesër do të mund të votojnë për të parin e partisë së tyre, njofton Klan Kosova.
Ata do të votojnë sipas parimit një anëtar–një votë nëpër vendvotimet që do të hapen në ora 10:00 në komunat e ndryshme të Kosovës dhe në mërgatë.
Procesi i votimit do të mbyllet nesër në ora 19:00.
Pas mbylljes së procesit të votimit ditën e diel, do të fillojë procesi i numërimit të votave, njofton Klan Kosova.
“Me përfundimin e numërimit të votave, KZP-ja do të bëjë shpalljen e rezultateve paraprake për votat “për”, “kundër” dhe “abstenim” në lidhje me kandidaturën për kryetar të deputetit Albin Kurti”, thuhet në njoftimin për media të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidati i vetëm për kryetar të kësaj parti është Albin Kurti.
Por Kurti sipas gjitha gjasave nuk do ta ketë përkrahjen edhe të anëtarëve që janë dorëhequr pas daljes në media të mesazheve ku Aida Dërguti e quan Albin Kurtin m** dhe ndarjes së tyre në dy tabore.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.