Lajmet e fundit

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sërish sot rreth vonesave për publikimin e listave të njohjes së statusit të veteranëve të UÇK-së.
Këtë lajm për Klan Kosovën, e ka bërë të ditur udhëheqësi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.
“Jemi të shqetësuar rreth vonimit të publikimit të listave të veteranëve, e për këtë gjë ne do të do të protestojmë në orën 12:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë” tha ai.
Veteranët protestuan edhe të hënën për të njëjën çështje , mirëpo për shkak të motit të keq e ndëprenë atë, njofton Klan Kosova.