10.11.2017 · përditësuar para 3187 dite1 min lexim
Veteranët pritet sot t’i marrin pensionet e parapara me ligj, njofton Klan Kosova.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas takimit që ka pasur ditë më parë më përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.
“Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t'i marrin pensionet e parapara me ligj”.
“Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t'i dërgohet Presidentit për dekretim”.
“Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.