Lajmet e fundit

Micheal Stokes, është fotograf nga Kalifornia.
Modelët e tij nuk janë si të çdo fotografti tjetër.
Stokes, ka për model ish ushtarë të ushtrisë amerikane të cilët fatkeqësisht kanë humbur gjymtyrët, transmeton Klan Kosova.
Projektin e filloi me marinsin amerikan Alex Minsky, veteran amerikan, që e ka humbur njërën këmbë në Afganistan në vitin 2009.
Pas foto sesionit të Minsky, ku ai pozonte me shumë krenari përpara aparatit, për të bërë të njëjtat fotografi janë regjistruar edhe shumë veteran të tjërë.
“Disa njerëz më thojnë që kjo që unë po bëjë për ta do i’a kthejë vetëbesimin, ose ti po i bënë të ndihen përsëri meshkuj”.
“Por jo, unë nuk po i’a kthejë këtyre djemve vetëbesimin. Ata tashmë janë të mbushur me vetëbesim”, ka thënë Stokes.