Lajmet e fundit

Veteranët e luftës kanë organizuar sot një protestë afër objektit të Qeverisë së Kosovës për ta kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.
Ata bënë thirrje që protestës së tyre t’i bashkëngjiten edhe ish bashkëluftëtarët e tyre, të cilët sot janë në kuvend dhe në qeveri, duke u bërë thirrje në veçanti Hashim Thaçit, Xhavit Hatitit, Ramush e Daut Haradinajt, dhe të tjerëve.
Veteranët morën përkrahje nga deputetët Rexhep Selimi dhe Haxhi Shala, të cilët i inkurajuan protestuesit të mos dorëzohen dhe ta ngrisin zërin kundër padrejtësisë, njofton Klan Kosova.
Protesta përfundoi kur deputetët shkuan në pauzë.
Kronikë e Dibran Istrefit.