Lajmet e fundit

Xhevdet Qeriqi, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, në profilin e tij në facebook ka deklaruar se do të hënën do të ketë protestë për vonesat në publikimin e listave të veteranëve.
“Arsyeja e kësaj proteste është vonesat e pakuptimta të listave përfundimtare që po bëhen nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së. Po ashtu kërkese tjetër do të jetë fillimi i zbatimit te ligjit për veteranet e luftës të UÇK-së”, ka shkruar ai.