Lajmet e fundit

Veteranët e luftës së UÇK-së do të protestojnë sot në orën 12:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë vjen pas vendimit të Qeverisë që familjarëve të dëshmorëve t`iu ndalohen pensionet, transmeton Klan Kosova.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se pas padrejtësive që iu janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës të UÇK-së nga ana e ministrisë të punës dhe mirëqenies sociale si dhe vonesat e padrejta të pensioneve për veteranët e luftës na kanë shtyrë ta marrim këtë vendim
"Kjo protestë vjen pa dëshirën tonë, por që kjo po na imponohet nga vet Qeveria. Kërkesa e madhe e shumë familjeve të dëshmorëve dhe e kategorive të tjera na ka shtyrë që ta marrim vendimin për protestë.
Ju bëjë thirrje të gjithëve që jeni të pakënaqur me këto padrejtësi që t`i bashkangjiteni protestës", ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.