Lajmet e fundit

Nuk dolën shumë në numër, por kjo nuk i pengoi të protestojnë.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtë gjë nuk po e bëjnë për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, për të cilën diskutohej në Kuvendin e Kosovës.
Ka nga ta që edhe e mirëpresin themelimin e saj, transmeton Klan Kosova.
Arsye pse këta po protestojnë është, mos publikimi i plotë i listave të veteranëve të luftës.
Këtë gjë organizatori i protestës Xhevdet Qeriqi, po e quan të turpshme.
Këta veteran të UÇK-së fajtor kryesor për mospublikimin e listave po i lënë ish drejtuesit e luftës.
Në një moment ata edhe e ofenduan zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, teksa ai po kalonte nga ndërtesa e Kuvendit në atë të Qeverisë.
Kronikë nga Dibran Istrefi.