Lajmet e fundit

Veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së sot nga ora 12:00 deri në 13:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Kjo për shkak se ani pse ka nisur pagesa për këtë kategori kjo nuk është bërë edhe për të gjithë, pasiqë janë afro 3 mijë veteranë e invalidë që nuk po i marrin pensionet.
Organizatori i protestës Xhevdet Qeriqi që drejton Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare tha për Klan Kosovën se dyshimet e veteranëve janë se Qeveria keqpërdori mjetet e ndara për këtë kategori të qytetarëve që është dashur tashmë t`i marrin pensionet.
Ata njëherit do të kërkojnë nga ekzekutivi që menjëherë të nis procedurat për të filluar pagesën e veteranëve që nuk janë paguar, njofton Klan Kosova.