Lajmet e fundit

Veteranët e UÇK-së do të protestojnë sot në qendër të Prishtinës.
Lajmin për këtë proestë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, drejtuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK- Xhevdet Qeriqi.
"Bashkëluftar të nderuar, ju njoftoj se ditën e hënë me datë 03.gusht 2015 duke filluar nga ora 12.00 bashkë në PROTESTË. Protesta mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.Arsyeja e kësaj proteste është vonesat e pakuptimta të listave pëfundimtare që po bëhen nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së.Poashtu kerkese tjeter do të jet fillimi i zbatimit te ligjit per veteranet e luftës të UÇK-së.Me respekt!" ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.